Çka ndodh gjatë sulmit në zemër!

15:33 | 2 Maj 2017

Sikurse muskujt, zemra ka nevojë për oksigjen.

Sulmi në zemër ndodh gjatë ndërprerjes së papritur të qarkullimit në gjak në arterien, e cila e ushqen një pjesë të muskulit në zemër. Qelizat nuk marrin oksigjen të mjaftueshëm dhe fillojnë të vdesin.

Kjo ndërprerje në qarkullimin e gjakut, që paraqitet gjatë sulmit në zemër mund ta dëmtojë muskulin e zemrës përgjithmonë.

Tek burrat mund të ketë probleme me ereksion e që fajtori është tek ngushtimi i enëve të gjakut. Deri dy të tretat e rasteve e kanë vënë re këtë para ndalimit të zemrës.

Gratë (rreth 70 përqind) janë më të prirura për ndjenjën e lodhjes së fortë dhe afatgjatë, madje edhe disa javë para sulmit. Nëse muskuli i zemrës nuk punon si duhet kjo mund të shkaktojë ënjtje të këmbëve, prandaj edhe këtij simptomi duhet kushtuar vëmendje./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara