Cilat janë erëzat që përmirësojnë qarkullimin e gjakut?

18:36 | 18 Dhjetor 2016

Qarkullimi i keq i gjakut ndikon drejtëpërdrejtë në funksionet e zemrës. Dieta e pashëndetshme, mungesa e aktivitetit fizik, kontribuojnë në bllokimin e enëve të gjakut, duke zhvilluar ndër vite sëmundje të ndryshme kardiovaskulare.

Duke e njohur mjaft mirë fuqinë e erëzave dhe “ushqimeve magjike” më poshtë janë disa erëza që përmirësojnë qarkullimin e gjakut.

Kakao – Ekstraktet e kakaos janë shumë të mira në përmirësimin e niveleve të tensionit të gjakut në trup. Kakaoja është një burim i mirë i magnezit, i cili zvogëlon efektet e stresit në trup.
Ajo është e pasur gjithashtu me antioksidues që eliminojnë radikalet e lira. Kakao ofron mbrojtje edhe nga sëmundje të ndryshme kardiovaskulare.

Piperi i kuq – është një tjetër erëz që siguron qarkullim të mjaftueshëm të gjakut dhe mban zemrën të shëndetshme. Heqja e pllakëzës bakteriale nga arteriet, heqja e toksinave nga trupi dhe zhvillimi i qelizave të gjakut janë disa nga përfitimet kryesore të kësaj erëze. Ajo ndihmon me zbërthimin e ushqimit dhe tretjen, shkruan Living.

Hudhra – Mendohet që egjiptianët kishin qindra mënyra të përdorimit të hudhrës nga ana mjekësore. Kjo erëz mban nën kontroll kolesterolin e keq, si dhe parandalon infeksione të ndryshme. Studime të ndryshme kanë treguar se hudhra parandalon edhe grumbullimin e trombociteve.

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara