Çfarë ndodh me trupin tuaj, nëse hani fara liri çdo ditë?

08:41 | 4 Mars 2020

Farat e lirit kanë qenë pjesë e dietës së shumë kombeve për qindra vite. Ky ushqim me të drejtë hyn në listën e super ushqimeve.

Këto farë mund t’i shtoni në shumë ushqime dhe të pasurini dietën tuaj të preferuar në mënyrë që trupit t’i ipni një pasuri të përbëresve që janë shumë shëndetësorë, transmeton portal arbresh.info

Mësoni më shumë se si ndikon kjo farë në trupin tuaj:

  • Është i pasur me acide yndyrore omega-3 që kanë një ndikim të jashtëzakonshmë në shëndetin e përgjithshëm.
  • Farat e lirit e ulin nivelin e kolesterolit në gjak deri në 50 përqind.
  • Këto fara gjithashtu mund të ulin nivelin e triglicerideve me 25-60 përqind.
  • Jo vetëm që ato zvogëlojnë nivelin e kolesterolit dhe triglicerideve, farat e lirit gjithashtu parandalojnë shfaqjen e diabetit dhe rregullojnë sheqerin në gjak.
  • Vetëm tre lugë fara të lirit përbajmë acide yndyrore omega-6 dhe omega -9 me vlerë sa ndodhen në gjysmë kilogrami peshku.
  • Farat e lirit janë të pasura me fibra dhe ndihmojnë në sistemin tretës dhe parandalimin e kapsllëkut.
  • Kanë një efekt parandalues në shfaqjen e kancerit, sëmundjeve të zemrës dhe eshtrave.
  • Farërat e lirit gjithashtu mund t’ju ndihmojnë të humbni peshë pasi ato zgjasin ndjeshëm ndjenjën e ngopjes.

LEXO EDHE: Çfarë e ul kolesterolin dhe çfarë presionin e gjakut?

Kjo nuk është lista përfundmitare e të mirave që kanë këto fara, por filloni dhe shtoni në dietën tuaj që të merrni vlera të mëdha./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara