Brokoli, një nga perimet ideale për këto ditë të ftohta

07:48 | 11 Janar 2019

Përmban vetëm 35 kalori në 100 gr, ndërkohë që përmban shumë vlera ushqyese.
– Brokoli ka veti anti-tumorale, 2 substancat më të njohura janë I3C (indole-3-carbinol) dhe sulforafane (sulforaphane).
-Përforcues i imunitetit (pasi është i pasur në vitaminë C).
-Është i dobishëm për personat që kane probleme me hipertensionin (përmban shumë kalium, i cili ndihmon në balancimin e tensionit arterial duke larguar natriumin brenda qelizave).

Shikoni se sa shumë vlera përmban në vetëm 100gr :
– 5 gr Karbohidrate
– 6,64 gr Fibra
– 0,37 gr Yndyrë
– 2,82 gr Proteina
– 89,2 mg Vitaminë C
– 0,73 mg Hekur
– 21 mg Magnez
– 66 mg Fosfor
– 316 mg Kalium
– 0,41 mg Zink
– 63 mg Acid folik (B9)

KUJDES

Për të marre në maksimumin vlerat, këshillohet të konsumohet kryesisht i freskët ose i zier për shumë pak minuta. Pra, kur uji ka valuar mund ta shtoni vetëm për pak minuta dhe jo më tepër.
Mund ta konsumoni
– si sallatë me perime të freskëta ose dhe të ziera
– si përbërës në supa të ndryshme
– në omletë
– si pure me perime te tjera miks për vogëlushët tuaj.

Shpërndaje në rrjete sociale