Banania ju bënë mirë, konsumoni sa më shpesh | arbresh.info
banane-4-e1484043099773

Banania ju bënë mirë, konsumoni sa më shpesh

Bananet janë me siguri ushqimet më të shëndetshme në planet, plot minerale dhe vitamina. Këto fruta të shijshme kanë të veçantë dhe aromë të mbekullueshme.

Banania kuron aneminë: Për shkak të përmbajtjes së lartë të kaliumit, bananet ndikojnë në forcimin e gjakut dhe parandalojnë/trajtojnë aneminë.

Rrit përqëndrimin: Një studim i kryer nga një universitet në Angli ka përfshirë në studim rreth 300 studentë, të cilët konsumonin banane në mënyrë të vazhdueshme, çka i ka ndihmuar ata të kenë një përqendrim më të mirë. Niveli i lartë i potasiumit ndihmon studentët të studiojnë, të kenë kujtesë më të mirë dhe të kenë një përqendrim më të madh në klasë. Këtyre studentëve iu kërkua që të hanë banane për mëngjes, në rast se munden edhe në vakte të tjera.

Burim energjie: Bananet konsiderohen një ushqim perfekt për sportistët. Një studim i kryer nga l’Appalachian State University ka evidentuar se ngrënia e gjysme banane çdo 15 minuta përgjatë pedalimit ka të njëjtin burim energjie po aq sa të konsumosh një pije energjike. Banania këshillohet të bëhet pjesë e dietës ushqimore pasi furnizon muskujt me karbohidrate, të domosdoshme për përmbajtjen e antioksidantëve që ndihmojnë në shërim më të shpejtë.

Mbron shikimin: Edhe bananet sikurse karota, luajnë një rol shumë të rëndësishëm në mbrojtjen e shikimit. Në fakt bananet përmbajnë vitaminën A, një substancë esenciale për të mbrojtur sytë, për të mbrojtur nivelin e shikimit për së largu dhe së afërti. Vitamina A ndihmon në mbrojtjen e membranës së syrit dhe kornean.

Forcon kockat: Banania është jo vetëm një prej burimeve më të mira të kalciumit por rezulton gjithsesi shërben për të mbajtur kockat e forta. Sipas një studimi të publikuar në “Journal of Physiology and Biochemistry”, banania përmban substanca që ndihmojnë në tretje, gjithashtu ndihmojnë në kapacitetin e organizimit për të përthithur kalcium.

Jep ndjesinë e ngopjes: Një banane e madhësisë  së mesme përmban 110 kalori dhe siguron 30 gramë të karbohidrateve, 3 gramë fibra. Banania përmban fibra vegjetale të veçanta, të cilat na ndihmojnë të mbajmë ndjesinë e ngopjes sa më gjatë. Duke ngrënë një banane në ditë, largon rrezikun e shkuarjes drejt ushqimeve të konservuara. Bananet gjithashtu janë shumë të rëndësishme për sportistët dhe këshillohen të hahen një orë para stërvitjes.




Leave a Reply