Arrat ndihmojnë në humbjen e peshës, zbulon studimi i fundit

22:32 | 26 Shtator 2019

Konsumimi i arrave ka një sërë përfitimesh shëndetësore dhe së fundmi është gjetur se ato ndihmojnë edhe në humbjen e peshës.

Një studim afatgjatë i kryer nga Harvard Univeristy , i botuar në revistën shëndetësore BMJ, ka gjetur se njerëzit që zëvendësuan ushqimet joshëndetësore me arrat, ishin në gjendje të shmangnin shtimin e kilogramëve, transmeton portali arbresh.info

Studimi u zhvillua mbi 20 vjet dhe përfshiu rreth 290,000 njerëz gjithsej në tre grupe të ndryshme.

Studiuesit u kërkuan pjesëmarrësve të siguronin azhurnime të shpeshta përgjatë studimit  nga pesha e pjesëmarrësve,  konsumi i arrave dhe deri te aktiviteti i tyre fizik.

Në përgjithësi, studiuesit konkluduan se rritja e konsumit të arrave shoqërohej me shtim më të vogël në peshë afatgjatë dhe me një gjasë më të vogël të mbipesha. Në mënyrë të veçantë, ngrënia e gjysmës së shërbimit të ditës me arra, në mënyrë të qëndrueshme, dha një rrezik 23% më të ulët për të vendosur pesë ose më shumë kilogramë në katër vjet.

Konsumimin e arrave mund ta bëni në baza ditore, pasi përmbajnë disa vlera të larta shëndetësore.

Ato janë të pasura me yndyrë dhe ndihmojnë edhe në parandalimin e plakjes. Ndihmojnë në uljen e kolesterolit dhe në trajtimin e diabetit të tipit 2./arbresh.info/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara