A duhet të hani banane të pjekura apo të papjekura?

15:45 | 26 Dhjetor 2015

BANANET E PAPJEKURA

Të mirat: Njëra prej përparësive më të mëdha të bananeve të papjekura është niseshteja. Për secilin që tenton ta zvogëlojë marrjen e sasive të sheqerit në organizëm, bananet e gjelbërta janë zgjedhja më e mirë. –transmeton abresh.info. Ata të cilët vuajnë nga Diabeti i Tipit 2 mund ta hanë bananen e gjelbër më sigurt se një banane të pjekur mirë. Bananet e papjekura kanë edhe një bakterie të mirë e cila ndihmon në shëndetin e zorrës së trashë. Ato ndihmojnë edhe në absorbimin e nutricientëve siç është kalciumi.

Të këqijat: Për shkak se nivelet e antioksidantëve rriten me pjekjen e bananes, bananet e papjekura kanë pak sasi të tyre. Ato mund të shkaktojnë edhe fryrje dhe lirim të gazave për shkak t përmbajtjes së lartë të niseshtesë.

BANANET E PJEKURA

Të mirat: Për shkak se niseshteja shndërrohet në sheqer të thjeshtë kur bananja piqet, bananet e pjekura janë më të lehta për tretje. Ato kanë nivele të larta të antioksidantëve. Ato prodhojnë edhe një substancë të quajtur TNF (Faktori Nekrotizues Tumoral).-transmeton arbresh.info.Kjo do të thotë se ato kanë veti anti-kanceroze dhe i largojnë qelizat e dëmtuara. Sa më shumë njolla të zeza të ketë bananja aq më të mëdha janë përfitimet imunitare.

Të këqijat: Studimet kanë treguar se disa përbërës ushqyes humbasin me pjekjen e bananes. Humbin disa vitamina dhe minerale. Gjithashtu janë të papërshtatshme për diabetikët./arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara