7 gabimet e të ushqyerit që shkaktojnë dhimbje koke

10:36 | 8 Nëntor 2018

Megjithëse shkaku i saktë i migrenës është ende i panjohur, ekspertët pajtohen se dhimbje të tilla koke të forta mund të provokohen nga mjekimet që ju merrni, ndryshime të menjëhershme në sistemin tuaj endokrin dhe mungesa e gjumit, midis arsyeve të tjera.

 

Zakonet tuaja të të ngrënit gjithashtu ndikojnë në mënyrën se si ndiheni. Sipas studimeve, rreth 10% e njerëzve vuajnë nga migrena që shkaktohet nga gabimet në dietën e tyre.

Më poshtë gjeni një listë të produkteve ushqimore më të zakonshme që mund të provokojnë sulme të migrenës:

 

  1. Djathi i vjetër

Djathi që kalon nëpër procesin e vjetërsimit mund të jetë një shkaktar i migrenës për shumë njerëz, pasi është i lartë në tyraminë. Tyramina vjen nga aminoacidet, tirozina dhe zakonisht formohet në ushqimet e fermentuara, turshi, të vjetërsuara, të tymosura ose të marinuara.

Djathërat e vjetërsuar përfshijnë: cheddar, feta (djath grek), Brie, parmexhan, gouda, gruyere, zviceran dhe djath munster.

Djathërat e freskët nuk përfshijnë shumë tyramine dhe mund të jenë të sigurt për t’u konsumuar edhe nëse ndonjëherë keni sulme të migrenës.

Mozzarella mund të jetë e vjetërsuar ose jo, prandaj kontrolloni gjithmonë etiketën para se ta blini.

 

  1. Agrumet

Frutat e athëta përmbajnë shumë acid që mund të ndikojnë në nivelin e pH të gjakut dhe të rrisin shanset për të pasur një dhimbje koke si migrena. Disa studime tregojnë se rreth 11% e njerëzve me dhimbje koke kanë raportuar se agrumet mund të jenë shkak i migrenës së tyre.

Përveç kësaj, këto fruta përmbajnë tyramine dhe histamine që gjithashtu mund të ndikojnë në shëndetin tuaj nëse jeni keni intolerancë ndaj tyre.

 

  1. Ushqimet e ftohta

Nëse jeni mësuar të hani akullore ose kollofisni pije të ftohta shpejt kur tejnxeheni nga ushtrimet fizike ose temperaturat e nxehta, ju mund të përfundoni me një dhimbje koke të stimuluar nga i ftohti që zakonisht zgjat diku nga 25-60 sekonda në 1-2 minuta.

 

  1. Gluteni
Gluteni është një proteinë e gjetur në kokrra të tilla si gruri, thekra, elbi dhe tritikali.

Këto kokrra, si dhe produktet e përgatitura prej tyre, mund të shkaktojnë migrenë tek personat që nuk tolerojnë glutenin.

 

  1. Aditivët ushqimorë

Kimikatet shtesë në ushqime zakonisht nuk kanë vlera ushqyese dhe mund të kenë efekte negative në shëndetin tuaj. Ndaj, nëse shpesh keni dhimbje koke, përpiquni të qëndroni larg aditivëve të mëposhtëm:

– Glutamate monosodium (MSG – E621) është një zbutës i zakonshëm i mishit dhe përforcues arome. Ky ruajtës është një nga përbërësit kryesorë të ushqimeve aziatike, salcës së sojës, ushqimeve të përpunuara dhe perimeve të konservuara.

Mund të shkaktojë një migrenë brenda 20 minutave nga konsumimi i tij.

– Nitratet dhe nitritet zakonisht gjenden në mish të përpunuar, si hot dog, salsiçe, sallam, spec djegës, proshutë si dhe disa ilaçe të zemrës. Kur këto aditivë futen në trupin tuaj, enët e gjakut fillojnë ënjtjen dhe mund të shkaktojnë dhimbje koke të forta.

– Aspartame (APM) dhe sukraloza (E955) janë ëmbëlsues artificialë që mund të gjenden në pije joalkoolike dietike, pije sportive, produkte pa sheqer dhe madje edhe në vitamina të fëmijëve.

Nëse jeni të ndjeshëm ndaj këtyre aditivëve, mund të keni një sulm migrene pas konsumimit të tyre.

– Ngjyra e kuqe dhe e verdhë ushqimore, gjendet zakonisht në karamele, akullore, patate të skuqura, soda-t, biskota të thata, reçelëra dhe shumë produkte të tjera. Ato përbëhen nga petroleum, përbërësi i njëjtë që përdoret për të prodhuar vajin motorik, i cili sigurisht nuk është i mirë për shëndetin tuaj.

 

  1. Kafeina

Konsumi i tepërt i kafeinës mund të kontribuojë në fillimin e një dhimbje koke. Kjo është arsyeja pse ju duhet të kufizoni konsumin e kafeinës në 200-300 miligram (2-3 filxhanë kafe) në ditë.

Vini re se kafeina mund të gjendet edhe në produkte si çokollata, kakao, çaj, Coca-Cola, madje edhe disa ilaçe kundër dhimbjeve.

1.Pije alkoolike

Shumica e njerëzve e dinë se vera e kuqe mund të shkaktojë migrenë, por studimet tregojnë se pije të tjera alkoolike si birra, shampanja dhe disa pije të tjera të forta mund ta bëjnë kokën tuaj të peshojë fort.

Ka dy lloje dhimbjesh koke të provokuara nga pije alkoolike.

E para është dhimbje koke tipike që zakonisht fillon brenda pak orësh (nga 30 minuta në 3 orë). Lloji tjetër është një dhimbje koke e vonuar por e shkaktuar nga alkooli (DAIH) ose një hangover (dhimbje koke nga të pirët).