4 gjërat që gratë duhet të dinë për masturbimin

14:02 | 17 Tetor 2020

Gratë masturbojnë, edhe nëse nuk e pranojnë.

Në fakt, sipas një sondazhi të kryer nga marka e shëndetit seksual Lovehoney, është gjetur se 67% e grave mbi moshën 40 vjeç gëzojnë rregullisht masturbim. Dhe kjo shifër nuk ndryshoi nëse gratë e anketuara ishin beqare apo në marrëdhënie, transmeton portal arbresh.info

Mbi gjërat që duhet të dini për masturbimin, lexoni më poshtë.

Nuk duhet të ndiheni fajtore për masturbimin

Duhet të ndaloni së menduari që masturbimi është një gjë e gabuar. Masturbim do të thotë kujdes për vetën. Kjo duhet të ndihmojë për të pastruar mendjen tuaj, në vend se ta mbushni atë me ankth të panevojshëm.
“Kënaqësia për vetën është një lehtësim i stresit pa kosto”, thotë Alix Fox, një ekspert seksi dhe marrëdhënie që punon me Superdrug. “Masturbimi është i dobishëm, i shëndetshëm dhe normal. Megjithatë shumë grave u thuhet se është e ndyrë, e gabuar”.

Masturbimi dërgon drejt një seksi më të mirë

Masturbimi nuk është vetëm një kohë e kaluar me vetën, pasi sjell edhe përfitime tjera të mëdha për ju dhe partnerin tuaj. “Përfitimi i masturbimit, përveç atyre të shëndetit mendor dhe fizik, është se na lejon të eksplorojmë trupat dhe dëshirat tona në një situatë të relaksuar, me presion të ulët”, thotë Kate, një tjetër eksperte e shëndetit seksual. “Kjo, në fund të fundit, na bën më të sigurt për t’i treguar partnerit tonë atë që duam dhe kemi nevojë”.

Banjo është vendi më i mirë për të masturbuar

Ashtu si një orgazëm me një partner, ju duhet të jeni të relaksuar nëse doni të përjetoni orgazëm kur masturboni. Prandaj, është e nevojshme që të gjeni një vend të qetë. “Banjo është vendi ideal”, thotë Alix.” Në një sondazh, 76% e femrave thanë se duke parë veten duke u avulluar rriti zgjimin e tyre. Provoni të drejtoni kokën e dushit kundër klitorit tuaj dhe ndërroni mes shpërthimeve të ftohta dhe atyre të ngrohta”.

Masturbimi, asnjëherë nuk është shumë

Kaloni shumë duke mastrubuar? Ekspertët e seksit thonë se nuk duhet të shqetësoheni. “Masturbimi bëhet problem vetëm nëse ndikon në aftësinë tuaj për të punuar, shoqëruar ose nëse e bëni zakonisht në situata të rrezikshme”, thotë Alix. “Flisni me një terapist seksi nëse mendoni se është jashtë kontrollit.”/women/ arbresh.info/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara