Zoran Zaev ftohet si dëshmitar në rastin “Monstra”

13:18 | 14 Janar 2020

Kryetari i LSDM-së Zoran Zaev është ftuar të dëshmojë në seancën e radhës për rastin “Monstra”, me kërkesë të prokurorit Gavrill Bubevski.

Me kërkesë të Prokurorisë është ftuar edhe Zvonko Kostovski, Zoran Trajkovski, Zoran Vellkovski dhe Ljupço Todorovski. Gjykata i pranoi këto kërkesa., përcjell Telegrafi Maqedoni.

Zaev dhe Kostovski janë ftuar për të dëshmuar në lidhje me atë se si kanë marrë bisedat e përgjuara, për vrasjen e pesëfishtë në Smillkovë.

Ndërsa Vellkovski është ftuar si denoncues i ngjarjes.

Me kërkesë të prindërve të personave të vrarë, dëshmitarë shtesë do të jetë edhe Aleksovski, i cili ka qenë bashkëpunëtor i ish-presidentit Gjorge Ivanov.

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara