Zmadhohet intensiteti i automjeteve në vendkalimin Tabanoc

18:42 | 9 Gusht 2018

Komunikacioni nëpër rrugët e Maqedonisë zhvillohet nëpër korsi të thata.

LAMM rekomandon vozitje të kujdesshme dhe shpejtësi të përshtatur të lëvizjes si dhe respektim të sinjalizimit të vendosur në rrugë. Në grykat malore është e mundur rrëshqitja e dheut, veçanërisht në akset rrugore: Koçan – Makedonska Kamenicë – Dellçevë, Vinicë – Berovë, Gostivar – Strazhë, Mavrovë – Dibër – Strugë, Demir Kapi – Udovë, Katllanovë – Veles, Krushevë – Demir Hisar dhe Resnjë – Bukovë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Intensiteti i komunikacionit jashtë vendeve urbane është zmadhuar.

Në VK Tabanoc është vërejtur intensitet i automjeteve, ku koha për pritje për hyrje-dalje nga Maqedonia, është prej 30 deri në 45 minuta. Në vendkalimet tjera kufitare, nga ana e Maqedonisë, nuk ka pritje të gjata për hyrje daljet nga shteti.

Shpërndaje në rrjete sociale