Zjarr i madh dhe dy shpërthime të fuqishme, ç’po ndodh në Shkup?

07:27 | 11 Shtator 2019

Zjarr i madh ka shpërthyer në lagjen Kozle të Shkupit pak pasi banorët dëgjuan dy krisma të fuqishme.

Zjarri ka shpërthyer në disa garazhe të vjetra kanë thënë dëshmitarët, ndërsa dyshohet se kanë shpërthyer boca të gazit dhe vendi ka marrë flakë.

Njësia kundër zjarrit ka intervenuar menjëherë, dhe thonë se nuk ka rrezik për përhapje të zjarrit./BalkanWeb/

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara