Zaev: Nuk mund të ketë integrim në BE me çështje të hapura

13:14 | 6 Dhjetorë 2018

Kryeministri Zoran Zaev në debatin e sotëm publik për ndryshimet kushtetuese, tha se anëtarësimi i vendit në Bashkimin Evropian dhe NATO nuk mund të bëhet me çështje të hapura me shtetet fqinje.

Zaev tha se e ka pasur të qartë se duhen vendime të guximshme dhe se tani është momenti kur nuk mund të bëhen kalkulime politike.

“Çështje të mëdha me shumë ndjenja të mëdha, mund të bëhen vetëm përmes bashkëpunimit mes vete. Jemi të gatshëm që t’i zgjidhim çështjet e hapura bilaterale, andaj edhe filluam negociatat me Greqinë. Në planin ndërkombëtarë si çështje e parë ishte dhe zgjidhja me Bulgarinë, ne atë edhe e arritëm”, tha Zoran Zaev, gjatë debatit të sotëm për ndryshimet kushtetuese, sipas tij debati publik ka rol kolektiv që deputetëve tu bëjnë me dije se janë në drejtim të duhur ose jo. Për këtë arsye edhe i organizojmë debatet e këtilla, ku fatmirësisht marrin pjesë edhe një numër i madh i të rinjve”, tha mes tjerash Zaev.

Ai shtoi se me Marrëveshjen me Greqinë, Maqedonia nuk do të ketë konteste bilaterale dhe se shtetit do t’i hapet rruga drejt integrimeve euroatlantike./Telegrafi

Shpërndaje në rrjete sociale