Zaev: Nuk kam thënë se Janeva do të shkojë në paraburgim shtëpiak

11:50 | 13 Shtator 2019

Kryeministri Zoran Zaev sot i demantoi akuzat e djeshme të deputetit të OBRM-PDUKM-së, Antonio Milloshoski se në takimin e liderëve ka thënë se kryeprokurorja Katica Jaenva për 10 ditë do të lëshohet në paraburgim shtëpiak.

“I demantoj fuqishëm këto gënjeshtra, sepse në takimin e liderëve kur u hap debati se pse bisedohet kur lëndët po barten në Prokurorinë Publike, komenti im ishte nga Irena Frçkovska jam njoftuar se është logjike që Janeva të kërkojë dorëzimin e lëndëve për shkak të përgjegjësisë, por me siguri do të kërkojë lehtësime në hetime”, tha Zaev duke shtuar se Milloshoski me gënjeshtra po bën keqpërdorime dhe nuk është e ndershme, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Sa i përket bisedimeve për Ligjin për Prokurori Publike, Zaev tha se bisedimet vazhdojnë me qëllim që të gjendet zgjidhje ku do të sigurohet dy e treta në Kuvend.

Sipas Zaev, zgjidhjet duhet patjetër të gjendet edhepse lëndët janë të sigurta dhe shkojnë në Prokurorinë Publike.

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara