Zaev në takim me Junker, Tajani, Mogerini dhe Han në Bruksel

09:26 | 6 Dhjetorë 2017

Kryeministri Zoran Zaev po qëndron për vizitë dyditore në Bruksel, ku, siç u paralajmërua, sot do të takohet me kryetarin e Komisionit evropian Zhan Klod Junker, me kryetarin e Parlamentit Evropian Antonio Tajani, me përfaqësuesen e lartë të BE-së për politikë të jashtme dhe siguri, Federika Mogerini dhe me eurokomisarin për politikë fqinjësore dhe zgjerim Johanes Han.

“Me kryetarin e PE-së, Antonio Tajani, kryetari i KE-së Zhan Klod Junker dhe eurokomisarët Federika Mogerini dhe Johanes Han edhe njëherë do t’i konfirmojmë marrëdhëniet tona partnere në rrugën e realizimit të qëllimit strategjik që Republika e Maqedonisë të bëhet anëtare e BE-së”, ka shkruar kryeministri Zoran Zaev në profilin e tij në Facebook.

Këto janë edhe porositë që ai dje, siç shkruan, i ka porositur edhe në tribunën “Maqedonia dhe rajoni i Ballkanit Perëndimor në rrugën drejt anëtarësimit në BE” që e organizon Qendra për studime politike evropiane (CEPS).

“Erdhëm me argumente se janë krijuar ngjarje pozitive pas procesit të gjatë të shtyrë të integrimeve tona në BE. Vazhdojmë të japim rezultate me përkushtim të fuqishëm dhe padyshim vullnet politik, në dobi të qytetarëve. Jemi këtu ta tregojmë gatishmërinë e Republikës së Maqedonisë dhe ta bindim KE-në për të sjell vendim për fillimin e negociatave për vendin tonë në gjysmën e parë të vitit 2018″, thekson Zaev.

Kryeministri i Maqedonisë do të marrë pjesë edhe në tribunën “Maqedonia pas revolucionit të larmë: Mundësi të reja për inkuadrim të suksesshëm në BE”, në organizim të Fondacionit Fridrih Ebert në Bruksel.

Në delegacionin që e kryeson kryeministri Zaev janë edhe zëvendëskryeministri Bujar Osmani, ministri i Punëve të Jashtme Nikolla Dimitrov, ministri i Transportit dhe Lidhjeve Goran Sugareski dhe sekretari i përgjithshëm i Qeverisë, Dragi Rashkovski.

Shpërndaje në rrjete sociale