Zaev: Javën e ardhshme do të vendoset për qeverinë teknike

16:27 | 11 Dhjetor 2019

Kryeministri Zoran Zaev sot deklaroi se javën e ardhshme LSDM do të vendos se kush prej 3 janarit do të jetë në krye të qeverisë teknike dhe zv. ministrat nga radhët e kësaj partie para zgjedhjeve parlamentare.

Këtë kryeministri e paralajmëroi sot si kryetar i LSDM-së pas hapjes së shkritores “Kranfild Faundri” në Probishtip.

“Qëllimi ishte që këshilli qendror diku ka mesi i dhjetorit të rishikojë zgjidhjen e kuadrit. Unë besoj se javën tjetër do të mund të bisedojmë për kuadrin tonë”, tha Zaev.

Zaev shtoi se ende nuk ka vendim konkret dhe për këtë nuk mund të jep emra./Telegrafi/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara