Zaev: Ende nuk ka shumicë parlamentare

19:08 | 10 Gusht 2020

Ka përfunduar takimi Zaev – Ahmeti, që u mbajt në hapësirat e Kuvendit të RMV-së, gjatë pasditës së sotme.

Ndonëse ka përafrime, lideri i LSDM-së ka pohuar se nuk është arritur marrëveshje për shumicë qeverisëse, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Sipas tij, nuk mund të thuhet se është arritur ndonjë ujdi, dhe se bisedimet mes të dy partive politike vazhdojnë edhe më tej.

Ndryshe, lideri i BDI-së, Ali Ahmeti ka ftuar në takim krerët e partive tjera politike shqiptare që kanë fituar ulëse në kuvend.

Një thirrje e këtillë, nga ana e Zoran Zaevit, është konsideruar si trysni poltike e Ahmetit në lidhje me premtimin për kryeministër shqiptar.

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara