Zaev: Besoj në procese efikase gjyqësore

21:52 | 19 Nëntor 2019

Kryeministri Zoran Zaev, u përgjigj pyetjeve të gazetarëve për vendimin e sotëm të ish-kryeprokurores speciale, Katica Janeva.

Zaev thotë se ka luftuar që paraburgimi të mos jetë dënim dhe se ai do të mbesë konsistent ndaj politikave të Qeverisë së tij, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Besoj në procese efikase gjyqësore. Besoj se paraburgimi prej 100, 200 apo 300 ditë bëhet dënim”, tha Zaev.

Ndryshe, sot Gjykata e Apelit pranoi ankesën e Katica Jenevës dhe dërgoi atë në paraburgim shtëpiak ndërsa prokurorja Vilma Ruskovska tha se ndaj gjykatësve që lëshuan Janevën në arrest shtëpiak do të ketë hetim financiar.

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara