Xhaferi: S’jemi të martuar me LSDM-në, nëse duan shumicë të re kuvendare le të tregojnë

11:36 | 14 Shkurt 2020

Sot pritet të fillojë seanca ku do të diskutohet për Propozim-ligjin për Prokurorinë Publike. Seanca mbrëmë u ndal nga kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi me arsyetimin se në debat janë paraqitur 38 deputetë ndërsa për këtë ai mori kritika nga deputetët e LSDM-së, Muhamed Zekiri, Aleksandar Kiracovski dhe Ljupço Nikollovski.

“A jam unë fajtor që lanë ligje të rëndësishme të miratohen në dy ditët e fundit para shpërndarjes së Kuvendit? Të gjitha ligjet që konsiderohen se janë me prioritet janë vendosur në rend dite. Ligjin për PP e vendosën më 10 shkrut, dhe e dinin se më 11 kemi ratifikim të Marrëveshjes veriatlantike. Që nga shtatori negociojnë për Prokurorinë Publike dhe a kam unë faj se u mblodhën në dy ditë? Unë nuk shes kohë dhe nuk kam kohë shtesë. Nëse duan shumicë kuvendare, duhet të vinë dhe të thonë, dhe jo të diskutojnë përmes meje. Le të sqarojnë pse para gjashtë muajve u dakordësuan të ketë zgjedhje më 12 prill. Nëse duan zgjedhje, nëse duan shumicë, le ta thonë. S’jemi tv partuar”, tha Xhaferi.

Ai gjithashtu tha është problemi i LSDM nëse dëshiron që ta kthejë krizën politike të vitit 2015.

Në intervistën për DW, Xhaferi thotë se secili do të pyeste veten se cili është qëllimi i deklaratës për shumicë të re kuvendare nga sekretari i Përgjithshëm i LSDM.

“Unë seancën për shpërndarjen e Kuvendi e caktova më 16 shkurt. Nëse dikush dëshiron të mos shpërndahet, le të votojë kundër. Unë si kryetar i Kuvendit kam obligim të respektoj afatet. Është përgjegjësia ime dhe kam= përgjegjësi penale nëse nuk e siguroj në gjë të tillë”, thotë Xhaferi.

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara