VMRO: LSDM-ja me mbrojtjen e Janevës, mbron vetveten

12:28 | 13 Shtator 2019

“Edhe përkundër që grupi parlamentar i VMRO-DPMNE-së mbrëmë në pajtim me Rregulloren për punën e Kuvendit ka kërkuar seancë urgjente me të vetmen pikë të rendit të ditës, shkarkimin e të dyshuarës Katica Janeva, një seancë e tillë nuk është caktuar akoma”, thuhet në njoftimin e VMRO-DPMNE-së nga ku nënvizojnë se Zaev dhe LSDM me vetë faktin që mbrojnë Janevën nga shkarkimi, ata tentojnë të mbrojnë vetveten.

“Në pajtim me raportin e Këshillit të Prokurorëve dhe Komisionit për çështje të zgjedhjeve dhe emërimeve, Katica Janeva deri tani duhej të ishte shkarkuar. Kuvendi është i obliguar që të veproj në bazë të raportit të Këshillit të Prokurorëve Publik dhe propozimit të Komisionit për çështje të zgjedhjeve dhe emërimeve dhe ta vërtetoj propozimin për shkarkim në afat sa më të shkurt që është e mundur. Në të kundërtën shihet qartë qëllimi i shumicës parlamentare dhe Zoran Zaevit që ta mbrojnë Katica Janevën nga shkarkimi. Sepse me mbrojtjen e Katicës ata mbrojnë vetveten”, thonë nga Grupi parlamenatr i VMRO-DPMNE-së./Alsat/

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara