VMRO-DPMNE: Ekziston dyshim se me paratë e vjedhura në do të blihen vota

12:41 | 17 Prill 2019

Nervoza e Zaevit dhe Pendarovskit nga disfata zgjedhore është gjithnjë e më e dukshme. Aktivistët e pushtetit kërcënohen se me pistoleta do të dalin në KSHZ, publikisht para kamerave, ndërsa Stevo Pendarovski hesht, kështu akuzojnë nga partia e VMRO-DPMNE-së në kumresën e sotme dërguar në media.

“Skandaloze është sjellja e pushtetit, e cila në përballje me humbjen e humb kontrollin. Pendarovski dhe Zaevi e dinë se humbin dhe për këtë edhe kërcënojnë. Është rritur kriminaliteti. Vetëm disa ditë para zgjedhjeve nga banka në Shkup janë marrë 150.000 euro, ndërsa Spasovski hesht dhe ende nuk i ka gjetur grabitësit, thuhet në kumtesën e VMRO-DPMNE-së.

Nga VMRO-DPMNE pyesin: Me mosveprimin e tillë, Spasovski a i fsheh grabitësit?

“Ekziston dyshim i krijuar në opinion se këto para do të shfrytëzohen për blerjen e votave. Humbja e Pendarovskit, që është më e qartë ka kontribuar që pushteti të përdorë metoda kriminele. Por, asgjë nuk mund ta parandalojë humbjen e LSDM-së, sepse qytetarët nuk përkrahin krim dhe dhunë. Qytetarët duan drejtësi. Qytetarët do të votojnë për Gordana Siljanovskën”, thuhet në kumtesën e VMRO-DPMNE-së./GazetaExpress/

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara