Vetingu i domosdoshëm për vendin, të enjten detajet për zbatimin

21:30 | 27 Gusht 2019

Vetingu është pjesë e Kapitullit 24 dhe si kapitull është shumë domethënës për vendin tonë, prandaj vetingu është proces i rëndësishëm, tha profesoresha universitare Mileva Gjurovska.

Sipas grupit punues të cilët diskutuan sot mbi realizimin e vetingut, thanë se fillimisht duhet të bëhen analiza dhe parashikime, pastaj të sigurohet program dhe mjete se si do të zbatohet procesi. Ndërkaq është e rëndësishme të përgatiten institucionet e më pas të realizohet vetingu.

“Në shtetin tonë kemi sistem institucional solid, kemi legjislativë solide, kemi dokumente që e rregullojnë këtë fushë por përsëri institucionet nuk janë në gjendje të rrisin besimin e qytetarëve tek institucionet. Vetingu është proces i verifikimit nëpërmjet të cilit institucionet do të përballen me integritetin e individëve dhe në këtë mënyrë vijmë edhe deri tek integriteti institucional”, deklaroi Mileva Gjurovska, profesoreshë universitare.

Vetingu mund të zbatohet në mënyrë të suksesshme vetëm nëse zbatohet në të gjitha institucionet në sistem, shton Magdalena Nestorovska, sekretare shtetërore në MPB. Ajo theksoi se detaje mbi vetingun do të japë grupi i punës i cili do të fillojë me punë të enjten.

“Megjithatë kur flasim për atë se sa do të zgjasë procesi vetingu, kur do të fillojë, kush do të jetë i përfshirë në këtë proces, këtë përgjigje do ta japë grupi i punës i cili do të fillojë me punë të enjten dhe ky grup deri më një tetor duhet të japë përgjigje për të gjitha këto pyetje. Të përcaktoje kornizat ligjore, kohëzgjatjen e vetingut, si do të jetë mbulimi në MPB, sa do të kushtojë, cilat do të jenë fazat e kështu me radhë”, theksoi Magdalena Nestorovska, sekretare shtetërore.

Andrea Jaleçova nga Zyra Nacionale për veting nga Sllovakia, tha se Sllovakia procesin e vetingut e ka filluar në të gjithë institucionet që kanë pasur qasje tek informacionet e klasifikuara.

“ Kemi kryer veting tek policët, pjesëtarët e ushtrisë, tek pjesëtarët e armatës të cilët i kemi dërguar me mision në NATO, tek prokurorët dhe pjesëtarët e Ministrisë për punë të jashtme. 02.39 Çdo shtet çdo ambient është i ndryshëm dhe që kur të filloni me procesin e vetingut do ta dini se sa do të zgjasë”, potencoi Andrea Jaleçova , eksperte për siguri nacionale nga Sllovakia.

Vetingu si masë për përforcimin e integritetit të institucioneve ishte temë diskutimi në Konventën Nacionale për Unionin Evropian në Maqedoninë e Veriut në të cilën janë prezantuar propozim-rekomandime, për institucionet që duan të zbatojnë procesin e vetingut, si masë për realizimin e integritetit të institucioneve./tv21

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara