Vendimi për rastin e vdekjes së Nikolla Sazdovskit do të merret më 23 prill

15:14 | 16 Prill 2019

Aktgjykimi për rastin e vdekjes së të riut Nikolla Sazdovski është caktuar të shpallet më 23 prill, njofton gazeta Koha.

Prokuroria e Shkupit dhe familjarët e të ndjerit sot, në fjalët përfundimtare kërkuan dënimin maksimal për të akuzuarit, ndërkohë që avokatët mbrojtëse, kërkuan drejtësi për shkak se, siç thanë ata, vepra ka të bëjë me “dhunë”, e jo “vrasje mizore”.

Procesi gjyqësor është udhëhequr nga gjykatësja Daniella Alleksovska-Stojanovska. Ndërsa më 7 shkurt është bërë rikonsturktimi i ngjarjes me Sazdovskin, i cili është rrahur nga dy të rinj.

Sipas aktakuzës, të dyshuarit të cilët dy janë në paraburgim ndërsa i treti në arrati vitin e kaluar më 29 korrik e kanë rrahur Sazdovskin në bulevardin “Aleksandar Makedonski” në Autokomandë.

Nga lëndimet e marra, Sazdovski më 9 korrik ndërroi jetë. Dy të dyshuarit janë në burgun e “Shkupit, ndërsa për të dyshuarin e tretë është lëshuar flet arrest ndërkombëtar./Telegrafi/Koha/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara