Vazhdohet paraburgimi edhe për të dyshuarin e dytë në aferën ‘Haraçi, Zoran Milevski

15:56 | 13 Shtator 2019

Nga Gjykata Penale njoftojnë se masa e paraburgimit përveç Bojan Jovanovskit, sot iu vazhdua edhe të dyshuarit të dytë në aferën ‘Haraçi’, Zoran Milevski.

“Këshilli Gjyqësor i Repartit për Hetim të Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit pranë Gjykatës Penale Shkup, sot (13.09.2019), duke vepruar me propozim të prokurorit publik për vazhdimin e masës së paraburgimit kundër B.J dhe Z.M, solli vendime ku vërtetohet propozimi i Prokurorisë dhe masa e paraburgimit vazhdohet për 30 ditë tjera”, njoftojnë nga Gjykata Penale e Shkupit, njofton Telegrafi Maqedoni.

Kundër këtij vendimi, palët kanë të drejtë ankesa në Gjykatën e Apelit Shkup.

Krahas Jovanovskit dhe Milevskit, në paraburgim ndodhet edhe Katica Janeva si e dyshuar e tretë në aferën ‘Haraçi’.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara