Vatër e re zjarri shpërthen në Lubin të Sarajit

14:56 | 19 Gusht 2019

Para pak çastesh ka shpërthyer edhe një vatër e re zjarri në fshatin Lubin të Komunës së Sarajit.

Lajmin për Alsat e ka konfirmuar vetë drejtori i zjarrfikësve Vlladimir Simonovski, i cili është nisur për në vendngjarje për të parë nga afër situatën.

Aktualisht po intervenohet me tre ekipe të zjarrfikësve të cilët po tentojnë të lokalizojnë zjarrin dhe të pamundësojnë që tu afrohet shtëpive të banuara.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara