U.d. kryetar i Lëvizjes Besa kërcënohet me jetë për të lëshuar postin e deputetit

14:26 | 9 Janar 2018

Ushtruesi i detyrës lider i Lëvizjes Besa Nexhbedin Karemani, në një pres konferencë nga Parlamenti i Maqedonisë, ka pohuar se ai që nga momenti kur është emëruar në pozicionin e Liderit të Lëvizjes Besa është kërcënuar me jetë, njofton medial.mk.

“Sot jam këtu për ta njoftuar opinion se pas emërimit tim për lider të Lëvizjes Besa, kamë marrë kërcënime serioze për jetën time dhe të familjes sime, dhe për këtë i kemi njoftuar të gjitha organet e vendit, respektivisht Ministrin e Punëve të Brendshme Oliver Spasovski. Sot do ti njoftojmë edhe përfaqësitë ndërkombëtare. Lëvizja Besa është e konsoliduar dhe tani si e tillë do të funksionon deri me datë 24 kur është caktuar edhe kongresi i partisë”, tha Karemani, njofton Medial.mk

Ai më tej ka shtuar se tanimë nuk ka dy rryma në Lëvizjen Besa, por ajo është një dhe e unifikuar.

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara