Tzanakopoulos: Marrëveshja e Prespës ka mbështetjen e shumicës në Kuvendin e Greqisë

11:24 | 13 Shtatorë 2018

Zëdhënësi i Qeverisë greke dhe ministri pa resor i Greqisë, Dimitris Tzanakopoulos, në intervistë për radion greke “Real fm”, edhe njëherë përsëriti qëndrimin se marrëveshja e Prespës pa problem do të ratifikohet në Kuvendin e Greqisë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Sigurisht që do të kaloj në Kuvend. Gjithkush mund t’i zgjedh deklaratat e dhëna deri më tani dhe të shikoj se ka shumicë reale që të kaloj marrëveshja e Prespës dhe të ratifikohet nga kuvendi grek. Sipas kësaj, nuk ekziston asnjë çështje, asnjë shkak për ne, që të hapin diskutime parazgjedhore, diskutime zgjedhore apo diçka të tillë”, tha zëdhënësi i qeverisë greke, Tzanakopoulos.

Në lidhje me tekstin e gazetës “Kathimerini” se marrëveshja e Prespës sjell edhe zgjedhje në Greqi, më herët se është parashikuar, Tzanakopoulos, në intervistë e komenton se në vazhdimësi që nga viti 2016-të dëgjon skenarin e zgjedhjeve të parakohshme dhe shtoi se kryeministri grek dëshiron ta përfundon mandatin katërvjeçar të përcaktuar me Kushtetutë. /Telegrafi/

Shpërndaje në rrjete sociale