Tre persona merren në pyetje për të shtënat në Çair të Shkupit

18:25 | 21 Nëntor 2020

Policia ka marrë në pyetje tre persona për të shtënat që ndodhën mbrëmë në rrugën ‘Cvetan Dimov” në Shkup.

Nga policia thonë se në vendngjarje janë gjetur gjashtë gëzhoja dhe një plumb i pa përdorur.

Nuk ka persona të lënduar, ndërsa për shkak të incidentit mbrëmë, rruga ‘Cvetan Dimov’ ishte e bllokuar./telegrafi

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara