Thaçi flet për hyrjen në qeveri

18:53 | 19 Prill 2018

Kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare, Menduh Thaçi tha se është herët që të flitet për bilancin e bisedimeve për hyrje në Qeveri.

Ai nuk precizoi se cilat janë kërkesat e partisë së tij e as ofertën eventuale të kryeministri Zoran Zaev. Ai këtë e bëri të ditur sot për Alsat-M përmes një telefonate pas qëndrimit në heshtje për një kohë të gjatë.

PDSH-ja në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë participon me dy deputet, Menduh Thaçin dhe Merale Feratin.

“Është shumë herët që të flitet për bilancin e këtyre bisedimeve. Do të shohim se çfarë do të ndodhë ditëve në vijim” tha Menduh Thaçi, kryetar i Partisë Demokratike Shqiptare.

 

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara