Tetovë, në një të tretën e aksidenteve pjesëmarrëse automjetet me targa të huaja

23:06 | 13 Shtator 2019

Sektori për Punë të Brendshme në Tetovë njofton se nga 105 aksidente të ndodhura në muajin gusht në 31 prej tyre kanë marrë pjesë automjete me targa të huaja.

Rasti i fundit ka ndodhur gjatë ditës së djeshme, kur rreth orës 20 një automjet me targa të huaja ka qenë pjesëmarrëse në një aksident.

“Në autostradën Shkup – Tetovë, tek fshati Debërcë, një automjet motorik “BMW” me targa suedeze, e drejtuar nga A.M. (42) nga Shkupi, ka dalë nga rruga dhe është përplasur me bankinën. Në aksident lëndime të rënda trupore ka marrë shoferi, i cili është dërguar në spitalin klinik të Tetovës”, informoi zëdhënësi i SPB Tetovë, Marjan Josifovski.

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara