Tetovë, arrestohen dy persona për shkak të incizimit dhe ofendimit të policëve

12:43 | 3 Korrik 2020

Siç njoftojnë nga SPB – Tetovë, gjatë ditës së djeshme në orën 15:40, te rrethrrotullimit mes rrugëve ‘Iliria’ dhe ‘Blagoja Toska’, është privuar 44 vjeçari A.M.

Sipas njoftimit, ai ka fyer, përbuzur dhe me celularin e tij në mënyrë të paautorizuar i ka incizuar policët, të cilët kanë kryer detyrën.

Personai A.M. është mbajtur në Stacionin policorë Tetovë, për zbardhjen djhe dokumentimin e plotë të rastit.

Më vonë, rreth orës 18:35 në rrugën ‘Ilindenska’ në Tetovë, policët kanë arrestuar T.T *48) nga Tetova e cila pa autorizim ka incizuar policët.

 

Lajmet më të lexuara