Tërmet në Ulqin, ndihet edhe në Tiranë

15:21 | 13 Nëntor 2018

Një tërmet me magnitudë 5 dhe epiqendër në Ulqin, në Malin e Zi, tronditi edhe veriun e Shqipërisë.

Lëkundjet u ndjenë edhe në Tiranë. Tërmeti ra rreth orës 14:47 minuta.

Sipas raportimeve të korrespondentëve të Top Channel në Lezhë dhe Shkodër, në këto qytete lëkundjet janë ndjerë më të forta, por deri tani nuk ka raportime për dëme./TCH

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara