Të dyshuarit e ri për rastin ‘Haraçi’ thirren në Gjykatën Penale

09:37 | 10 Tetor 2019

Personat e dyshuar në rastin ‘Haraçi’ sot janë thirrur në Gjykatën Penale të Shkupit që të deklarohen para gjykatësit në procedurë paraprake.

“Duke vepruar me propozim të Prokurorisë Themelore Publike, para gjykatësit në procedurë paraprake dje u caktua masa e paraburgimit për një person. Pas vlerësimit të fakteve dhe dëshmive në propozim, deklarimit të palëve si dhe vlerësimi i kushteve personale dhe familjare e të dyshuarit, gjykatësi në procedurë paraprake mori vendim ku personit J.M i caktohet masa e paraburgimit shtëpiak, marrje të të pasaportës dhe ndalesë apo dhënie të ndonjë dokumenti tjetër që i mundëson të del nga shteti”, thuhet në njoftimin e gjykatës, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Sa i përket personave tjerë, siç thuhet në njoftimin e Gjykatës, gjatë ditë së sotme do të thirren në gjykatë që të deklarohen rreth propozimit para gjykatësit në procedurë paraprake.

Prokuroria dje njoftoi se rasti ‘Haraçi’ është zgjeruar, përkatësisht është marrë vendim për zbatimin e masave parahetimore kundër pesë personave fizik dhe një person juridik. Ata dyshohen për verpën penale ‘mashtrim’ dhe ‘larje parash’.

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara