Tanasovski: Në vendkalimet kufitare po kryhet kontrollime të përforcuara sipas rekomandimeve të AUV

12:38 | 11 Shtator 2019

Drejtoria doganore po kryen kontrollime të përforcuara në vendkalimet kufitare sipas rekomandimeve të Agjencisë për Ushqim dhe Veterinari për parandalim të murtajës së derrit.

Këtë e tha drejtori i Drejtorisë së Doganave, Gjoko Tanasoski në konferencë për shtyp duke u përgjigjur në pyetjen për vërejtjet e ekonomistëve se dogana duhet të jetë më rrigoroze posaçërisht ndaj udhëtarëve nga Bullgaria, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Dogana sa i përket murtajës së derrit ka kontrollime të përforcuara dhe kjo është në përputhje me vendimin e Qeverisë. Të gjitha institucionet që marrin janë të përfshira në kontrollimet kufitare morën urdhra, ku përgjegjësia më e madhe e ka Agjencia për Ushqim dhe Veterinari”, tha Tanasoski.

Ai shtoi se ata po i shpërndajnë të gjitha njoftimet që i marrin nga Agjencia për Ushqim dhe Veterinari./Telegrafi/

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara