Sugareski: Kemi investuar miliarda euro në infrastrukturë

12:36 | 16 Prill 2019

Ministri i Transportit dhe Lidhjeve Goran Sugareski sot ka realizuar takim me ambasadorin e Francës Christian Thimonier, si de përfaqësues të Agjencisë për zhvillim të Francës të angazhuar për Ballkanin.

Sugareski njoftoi për projektet për ndërtimin e hekurudhës “Koridori 8”, si dhe planet për zhvillimin e rrjetit të rrugëve në vend.

Siç njoftojnë nga ministria që ai drejton, në takim Sugareski ka potencuar se është në rrjedhë cikli i investimeve të miliarda eurove dhe ftoi gjitha kompanitë e interesuara franceze, që punojnë në pjesën e transportit, të marrin pjesë në thirrjet publike për realizimin e investimeve kapitale.

“Sot realizova takim me ambasadorin dhe përfaqësuesit e Agjencisë për zhvillim të Francës për Ballkanin. Folëm për projektet që i realizuam në infrastrukturë. Gjithashtu kam ftuar gjitha kompanitë e interesuara franceze të marrin pjesë në thirrjet publike që do t’i publikojmë në të ardhmen për realizimin e projekteve të planifikuara”, tha Sugareski pas takimit./Telegrafi/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara