Stoltenberg nuk e komenton bllokimin e Maqedonisë së Veriut nga BE

19:32 | 23 Tetor 2019

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, i cili nesër do të jetë nikoqir të mbledhjes ministrore për mbrojtje në Aleancë, nuk dëshironte të komentojë bllokimin e Francës për Maqedoninë e Veriut, por e përshëndeti ratifikimin e protokollit për hyrjen e vendit në NATO nga Senati amerikan.

“Nuk është e imja të jap këshilla se si BE të menaxhojë hapjen e bisedimeve me Maqedoninë e Veriut, të gjithë pamë rezultatin e diskutimeve në BE. Dyert e NATO-s mbesin të hapura dhe së shpejti Maqedonia e Veriut do të jetë anëtarja e plotë”, tha Stoltenberg, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Ai theksoi se dje Senati amerikan e ratifikoi protokollin dhe kjo është e rëndësishme për shkak se Maqedonia e Veriut kontribuon për stabilitetin në rajon.

Stoltenberg tha se ka biseduar me kryeministrin Zaev duke i thënë se anëtarësimi në NATO do të rrisë investimet e huaja në vend.

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara