Stoilkovski: Kemi pasur takim të dakorduar me SASHK-un, por e anuluan pas takimit me qeverinë

19:16 | 8 Nëntor 2019

Takimi që duhej të zhvillohej sot midis përfaqësuesve të SASHK-ut dhe kryetarit Jakim Nedellkov me përfaqësuesit e OBRM-PDUKM-së, e cila u konfirmua nga vetë kryetari i SASHK-ut, u anulua në mënyrë të njëanshme pas takimit me ministrat e qeverisë, tha zëdhënësi i OBRM-PDUKM, Naum Stoilkovski.

Lidhur me marrëveshjen e arritur për rritje të pagës prej 10 përqind, Stoilkovski tha se qeveria e mëparshme e OBRM-PDUKM-së kishte nënshkruar një marrëveshje kolektive që parashikonte një rritje dinamike të pagave prej 25 përqind.

“Kjo qeveri që tre vite është në pushtet dhe nuk ka pasur asnjë rritje, ndërsa gjithçka që është dashur të bëhej ishte të respektohej ajo që ishte rënë dakord nga Ministria e Arsimit, e cila në mënyrë të përsëritur shkelte atë marrëveshje kolektive. Pse ato 25 përqind u refuzuan tani, ndërsa pranohen me radhë vetëm një rritje fillimisht prej 10 përqind, duhet të përgjigjet qeveria e cila tani është në largim”, pyeti zëdhënësi i partisë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara