Spasovski: Kroacia dhe Maqedonia e Veriut i kanë pranuar vlerat evropiane

16:04 | 21 Janar 2020

“Kroacia si shtet anëtar i BE-së dhe Maqedonia e Veriut si kandidat për anëtarësim në procesin e fillimit të negociatave të pranimit me BE kanë përqafuar vlerat evropiane të respektimit të solidaritetit dhe mos-diskriminimit ndërmjet njerëzve nga bashkësi të ndryshme etnike. Strategjia Kombëtare për zhvillimin e konceptit “Shoqëria të barabartë për të gjithë” e miratuar para vitit të ri, duhet të kontribuojë në barazinë dhe integrimin e shoqërisë përmes dialogut ndërkulturor dhe bashkëveprimit në mes një morie të kulturave dhe identiteteve të ndryshme, përfshirë komunitetet etnike, me çka do të bëhet harmonizimi i plotë i detyrave dhe rekomandimeve ndërkombëtare të organizatave kryesore ndërkombëtare – BE, Këshilli i Evropës dhe OSBE”.

Këtë e theksoi kryeministri Oliver Spasovski në fjalimin e tij në konferencën një-ditore me titull “Statusi dhe pozita e minoriteteve kombëtare në Republikën e Kroacisë dhe Republikën e Maqedonisë së Veriut” të organizuar nga komuniteti i kroatëve në Maqedoninë e Veriut nën kujdesin e Agjencisë për Zbatimin e të Drejtave të Komunitetit”, në korniza të projektit të financuar nga Komisioni Evropian.

“Unë jam mbrojtës i pikëpamjeve se të drejtat e qytetarëve në shtete me rend demokratik jo çdoherë janë dhënë dhe se ato gjithmonë mund të përmirësohen. Dallimet e shoqërisë sonë i konsiderojmë në avantazhin tonë. Ne do të vazhdojmë t’i mësojmë brezave tanë se solidariteti, toleranca dhe mos-diskriminimi janë të gjitha përfitime që mund të na lidhin më tej”, u shpreh Spasovski me bindje se konferenca do të sigurojë udhëzime për përmirësimin e të drejtave të qytetarëve të të dy vendeve, siç thotë ai, për vendet me miqësi të dëshmuar të përbashkët tradicionale.

Ambasadorja kroate Nives Tiganj theksoi se të dy vendet kanë marrëdhënie vërtetë miqësore dhe se urë miqësie janë komuniteti i kroatëve në Maqedoninë e Veriut dhe i maqedonasve në Kroaci.

Ai shprehu shpresë se minoriteti kroat në vendin tonë do të ketë pozicion të pajtueshëm me atë të minoritetit maqedonas në Kroaci dhe se me përfaqësuesit e institucioneve në Maqedoninë e Veriut ata do të gjenin mënyrë që kroatët këtu të bëhen pjesë integrale e shtetit dhe shoqërisë.

Në forumin e mbajtur fjalim pati edhe zëvendës-sekretari shtetëror në Zyrën Qendrore për Kroatët në Republikën e Kroacisë, Dario Magdiç, i cili theksoi se Kroacia në Kushtetutën e saj ka të locuar 22 minoritete kombëtare dhe ka Ligj Kushtetues për Minoritetet Kombëtare që krijon kornizë normative për mbrojtjen e të drejtat e minoriteteve kombëtare sipas standardeve më të larta evropiane, ndërsa gjithashtu iu referua pritjeve për përmirësim të mëtutjeshëm të statusit të komunitetit kroat në bashkëpunim me institucionet maqedonase dhe përfaqësuesit e minoriteteve kroate.

Renditja e të gjitha minoriteteve kombëtare në Kushtetutë pas shembullit të Kroacisë në konferencë u nënvizua nga organizatori si model që mund të zbatohet në Maqedoninë e Veriut në mënyrë që të gjitha komunitetet, përfshirë komunitetin kroat, të gjejnë vendin e tyre në të gjitha aktet ligjore, ndërsa me këtë edhe statusi i tyre në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara