Sot pritet të shkarkohet ministrja Mizrahi

10:31 | 14 Shkurt 2020

Kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi, për sot caktoi seancë për propozimin për shkarkimin e ministres së Punës dhe Politikës Sociale, Rashela Mizrahi.

Shkarkimin e saj e ka kërkuar kryeministri i Qeverisë teknike, Oliver Spasovski me arsyetimin se ministrja Mizrahi po e shkel Kushtetutën me atë se nuk po e respekton emrin kushtetues, njofton Telegrafi Maqedoni.

Ndryshe, ministrja e MPPS-së refuzoi të ndryshojë tabelën dhe të vendosë tabelë të re me emrin e ri në ministri dhe se është e gatshme të paguajë dënim prej 5.000 eurove që të mos bëj një gjë të tillë.

Sot në Kuvend do të debatohet edhe për Ligjin për Prokurori Publike.

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara