Sot fillon gjykimi për lëndën ”Trajektorja” ku i akuzuar është edhe Nikolla Gruevksi

08:51 | 6 Dhjetorë 2017

Në Gjykatën Penale në Shkup duhet të fillojë gjykimi për lëndën ”Trajektorja” të Prokurorisë Speciale Publike (PSP), përcjell telegrafi Maqedoni.

Në këtë lëndë janë të akuzuar ish-kryeministri Nikolla Gruevski, ish-zv.kryeministri Vlladimir Peshevski, ish-ministri i transportit dhe lidhjeve Mile Janakieski dhe ish-drejtori i Agjencisë së Rrugëve, Ljupço Georgievski.

Ata akuzohen se në periudhën 2012-2013 kanë ndërmarrë më shumë aktivitete me të cilat i kanë tejkaluar kompetencat e tyre duke dëmtuar shtetin me mbi 150 mijë euro./telegrafi

Shpërndaje në rrjete sociale