Si i mbeti nofka ‘Balerina’ Sheshelit?

19:57 | 15 Janar 2018

Gazetari i Frankfurter Allgemeine Zeitung, Michael Martens, para një kohe kishte marrë guximin që t’i drejtohej Voisllav Sheshel pyetjen të cilën me vite askush nuk ka guxuar t’ia bëjë.

Ai e ka pyetur se nga e ka marrë shkurtesën “Balerina”, të cilën ia kishin vendosur derisa po vuante burgun 8-vjeçar në Zenicë, në vitin 1984.

Ish-bashkëpunëtori politik i Sheshelit, Dragomir Olujiq kishte këshilluar gazetarin që të mos ua bëjë këtë pyetje, pasi atë Sheshel e ka marrë në burg ku edhe e kishin dhunuar.

Duke dëgjuar pyetjen, Sheshel ka mbetur plotësisht i qetë.

Olujiq thotë se Sheshel pas daljes nga burgu ishte njeri krejtësisht tjetër, transmetojnë mediat kroate.

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara