Shqiptarët, të ndarë në zgjedhje

08:43 | 20 Prill 2019

Njohësit e çështjeve politike në Maqedoninë e Veriut kanë thënëse gjasat që Blerim Reka të marrë pozitën e të parit të Maqedonisë janë të ulëta.

Një gjë e tillë konsiderohet se po vjen për shkak të mosunitetit të partive shqiptare për ta përkrahur Rekën si kandidatin e vetëm shqiptar në zgjedhjet presidenciale. Kësisoj vlerësohet se ekzistojnë mundësitë më reale që dy kundërkandidatët e Rekës të shkojnë në balotazh, shkruan Zëri

Partitë shqiptare në Maqedoninë e Veriut janë ndarë në dy blloqe, kështu duke i ulur mundësitë që kandidatin e vetëm shqiptar për president të Maqedonisë Blerim Rekën ta vënë në krye të shtetit.

Stevo Pendaroski, kandidati i proklamuar si konsensual i qeverisë nga LSDM-ja dhe Gordana Siljanoska, nga Partia Nacionaliste Maqedonase, do të jenë kundërkandidatët e Blerim Rekës në zgjedhjet presidenciale të së dielës së 21 prillit.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara