Shkupi me 540 raste aktive me Covid-19

16:22 | 15 Shtator 2020

Ministria e Shëndetësisë thotë se prej 1.846 rasteve në Maqedoni, më së shumti janë në Shkup me 540.

Komuna e Aerodromit vazhdon të jetë komuna me më së shumti të infektuar me 86 raste aktive, ndërsa më pas vinë Gazi Baba dhe Karposhi me 74 raste aktive, Komuna Qendër me 72 raste aktive dhe Kisella Voda me 54 raste, njofton Telegrafi Maqedoni.

Çairi e cila ishte komuna me më së shumti të infektuar tani numëron 50 raste aktive, Gjorçe Petrovi 26, Butelli 35, Shuto Orizare 13 dhe Saraj 15.

Komunat me më pak raste aktive me COVID-19 në Shkup janë Studeniçani dhe Haraçina me nga 9 raste aktive, Ilindeni 8, Sopishte dhe Çuçer Sandva me nga 2 raste, Petroveci 4, dhe Zelenikova 3.

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara