Shkup, për një javë karrotreci ka larguar 221 makina

09:30 | 11 Shtator 2019

Gjatë javës së kaluar me karrotrec janë larguar gjithsej 221 makina nga hapësirat publike.

Numri më i madh i makinave janë larguar me urdhër të policisë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Siç kanë njoftuar nga Bashkia e Shkupit, nga numri i përgjithshëm i makinave të larguara 45 janë larguar për parkim të parregullt dhe parkim zonal, ndërsa 176 të tjera janë larguar me urdhër të policisë së komunikacionit për shkak se kishin shkelur ligjin: parkim në korsinë për vozitje, në korsinë për çikleta, në trotuar, në hapësirat e gjelbra, që do të thotë në kundërshtim me të gjitha rregullat e komunikacionit, por edhe me thirrje nga njerëzit që i kishin penguar për lëvizje./Telegrafi/

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara