Shkup, derisa ka qenë i ulur me gruan e tij i vjen një i panjohur dhe e rrah

16:27 | 16 Maj 2018

Dramë në lagjen e Shkupit, Dhelpra e Re.

Ashtu si informuan nga policia, në orën 11.55 në Njësinë për informacione dhe komandë Shkup, R.U.(44) nga Shkupi ka lajmëruar se ditën e njëjtë rreth orës 11.50 në një lokal në bulevardin “ASNOM” fizikisht është sulmuar nga personi S.B., transmeton Almakos.

Derisa ka qenë i ulur me gruan e tij dhe një mike, ka ardhur S.B. dhe e ka sulmuar fizikisht.

Po ndërmerren masa dhe aktivitete për zbardhjen e rastit.

Shpërndaje në rrjete sociale