Shilegov: Shkupi është në pozitë të mirë për problemin me ajrin e ndotur

15:49 | 11 Shtator 2019

“Rrjeti i ngrohjes, gazifikimi dhe sistemi i ri i transportit publik janë tre projektet fundamentale, të cilat për fat të keq kryeqyteti në tre dekadat e kaluar i ka lëshuar dhe tani jetojmë në pasojat e këtij lëshimi”.

Këtë e tha sot kryetari i Bashkisë së Shkupit Petre Shilegov. I pyetur për masat ndaj ndotjes së ajrit, Shilegov tha se këto masa janë zgjidhje afatmesme, duke shtuar se “problemi me ndotjen, nuk zgjidhet brenda natës”, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Bashkia e Shkupit ka fituar rrjetin e ngrohjes dhe për mua është një nga masat fundamentale, e rrumbullakuam unazën e tubacionit rreth qytetit të Shkupit, strategjia për gazifikimin sekondar dhe terciar vërtetohet në nivel shtetëror, por qyteti është i gatshëm të hyjë në ato cikle. Në negociata finale jemi me Qeverinë edhe për financimin e sistemit të ri të transportit publik në qyteti tonë”, tha Shilegov.

Ai shtoi se Shkupi është vendosur në situatë të mirë për problemin me ndotjen e ajrit.

“Më datën 19 kemi seancë të Këshillit të sistemit energjetik të qytetit me çka do të hapim mundësi formale të paraqitemi nëse aplikues para Komisionit rregullator që të marrim licencë për distribuim, ndërsa pas Vitit të Ri edhe për furnizim”, tha Shilegov.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara