Shilegov për keqpërdorimin e përkatësisë etnike në konkurse: Mund që të ndjehen si shqiptarë

22:00 | 14 Dhjetor 2019

Kire Trajkovski, Dejan Ilievsk, Zlatko Serafimovski dhe GOran Trajkovski janë katër personat të cilët në konkurs për punësim në Njësinë kundër zjarrit në Bashkia të Shkupit u deklaruan si shqiptarë.

Kryetari i Bashkisë së Shkupit, Petre Shilegov tha se ai nuk mund të dijë se si ndjehen kandidatët dhe shton se askush nuk mund t’i përzihet askujt se si ndjehet, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Ai shtoi se është koha që të përqendrohemi në aftësi dhe jo në përkatësi etnike.

Ndryshe, gjatë kësaj jave në konkursin e shpallur katër maqedonas u deklaruan shqiptarë për shkak se konkursi parashihte shqiptarë për punësim.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara