Sheqerinska: Jemi të zhgënjyer nga Bullgaria, presim progres në dhjetor

20:22 | 22 Nëntor 2020

Ministrja e Mbrojtjes, Radmilla Sheqerinska sot në një Forum ndërkombëtar për sigurinë tha se Maqedonia e Veriut dhe Bullgaria si anëtarë të NATO-s dhe si fqinjë ndajnë një interes të përbashkët.

“Na duhet rajon stabil, prosperitet dhe bashkëpunim mes dy popujve. Jemi të zhgënjyer nga Bullgaria që nuk na mbështeti në nisjen e bisedimeve me BE-në, por shpresoj se në dhjetor do të arrijmë progres:, tha Sheqerinska.

Ajo shpreson se diskutimet e RMV-së me Bullgarinë do të jenë produktive për shkak mund të arrihet kompromis, por jo edhe për çështjet e të drejtës së vetëvendosjes, identitetit, të drejtës së së përdorimit të gjuhës amtare.

Sheqerinska përmendi se kompromisi me Greqinë ka dëshmuar se Maqedonia ka kapacitet të menaxhojë me çëshjte komplekse kur bëhet fjalë për qëllimet strategjike.

“Nuk ishte e lehtë të gjejmë zgjidhje me Greqinë, por ai kompromis ishte kyç në anëtarësimin tonë në NATO. Ai kompromis dëshmo përkushtimin tonë ndaj vlerave evropiane”, tha Sheqerinska./Telegrafi/

Lajmet më të lexuara