Sheqerinska: Ja vlejti, flamuri ynë është në NATO

19:57 | 1 Dhjetor 2019

Zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Mbrojtjes, Radmilla Sheqrinska në rrjetin e saj social ‘Facebook’ vendosi fotografi ku shihet flamuri i Maqedonisë në Samitin e NATO-s në Londër.

“Krenari! Flamuri i atdheut tonë është ngritur në Londër, në Samitin e NATO-s. Bashkërisht me 29 vendet anëtare. Ja vlejti”, shkroi Sheqerinska, njofton Telegrafi Maqedoni.

Ndryshe, Maqedonia e Veriut pritet që në janar apo shkurt të jetë zyrtarisht anëtare në NATO.

Të gjitha vendet anëtare tashmë kanë ratifikuar Protokollin për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në NATO por ka mbetur vetëm Spanja e cila kishte zgjedhje dhe vonoi ratifikimin e Protokollit. Pas ratifikimit nga Spanja edhe Maqedonia duhet të ratifikojë Protokollin, me çka edhe zyrtarisht bëhet anëtare e NATO-s.

Гордост🇲🇰! Знамето на нашата татковина кренато на јарбол во Лондон, во пресрет на самитот на НАТО. Заедно со останатите 29 членки. Вредеше!

Publiée par Radmila Sekerinska sur Dimanche 1 décembre 2019

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara