Seanca për shkarkimin e Katica Janevës do të mbahet nesër

15:46 | 13 Shtator 2019

Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut Talat Xhaferi, për nesër e ka caktuar seancën për shkarkimin e kryeprokurores speciale, Katica Janeva.

Janevës mandati si kryeprokurore e PSP-së i përfundon më 15 shtator. Ajo për momentin është e dyshuar në rastin “Haraçi” dhe ndodhet në paraburgim, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Janeva para disa ditësh nga burgu kërkoi që lëndët e PSP-së të transferohen tek Prokuroria Publike, ndërsa ky proces pritet të përfundojë gjatë ditës së sotme.

Pritet që në seancën e nesërme të gjitha partitë politike të votojnë për shkarkimin e Katica Janevës, ndërsa akoma nuk ka marrëveshje mes tyre për ligjin e ri për Prokurorinë Publike.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara